I tregonte turistit si të hidhte mbeturina nga makina, Kozaku shoqërohet në polici!
Kozak Braçi, një personazh i njohur në rrjetit social Tiktok është ndëshkuar me gjobë nga policia.
Shkak është bërë një video të regjistruar nga vetë ai, ku hedh mbeturina nga automjeti me te cilin lëvizte.
Madje, në video shihet se bashkë me Kozakun është edhe një shtetas i huaj, dhe Kozaku i tregon se si pastij, shqiptarët nuk e kanë problem t’i hedhin mbeturinat në atë mënyrë.
Policia thotë se ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, mdërsa u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.
Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.