LAJM I FUNDIT/ Policia zbardh arsyen e vrasjes së Renis Dobrës! E mbytën me litar, 4 vrasësit nuk ishin veshur si policë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Policia zbardh arsyen e vrasjes së Renis Dobrës! E

Policia e Dibrës ka dalë paraditen e kësaj të mërkure në një deklaratë për shtyp ku dhe ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe u torturua deri në vdekje.

Tetë ditë pas kësaj ngjarje tragjike, e cila ka tronditur jo vetëm veriun, por të gjithë vendin, uniformat blu kanë hedhur dritë dhe tanimë autorët e kësaj ngjarje kanë emër dhe fytyrë.

Sipas Policisë, tre vëllezërit nga Tropoja, me banim në Kamzë dyshohet se fshihen pas kësaj ngjarje kriminale. Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj, personazhe të njohur për Policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me me shtetasin Petrit Çakrri alias Hoxha, kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit, të cilin pasi e mbytën me litar e hodhën bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit.

Dyshohet se në ndihmë të tyre kanë qenë dhe katër persona të tjerë të cilët janë ndaluar nga Policia por që identiteti i tyre dhe roli në këtë ngjarje nuk është bërë publike për shkak të hetimeve.

Deri më tani është bërë i mundur arrestimi i Petrit Çakrrit si dhe i njërit prej vëllezërve Bushgjokaj, Fatjon Bushgjokaj.

Teksa po vijon puna për arrestimin e dy vëllezërve të tjerë, policia bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datën 8 korrik, në fshatin Zenishtë, Burrel, e morën peng 23-vjeçarin dhe më pas e vranë duke e mbytur me litar. Pastaj trupin e tij e futën në automjetin e të riut dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, me qëllim për të fshehur gjurmët.

“23-vjeçari u vra me strangulim, mbytje. Makina dhe automjetit u hodhën në liqen, por se trupi ka dalë nga makina e nuk ra në ujë.

4 personat nuk ishin veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur shenja që lidhen me policinë.

23-vjeçari ka qenë i dënuar për shpërndarje droge në shtetin Gjerman dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dyshohet se vrasja e tij ka ardhur pikërisht për mosmarrëveshje në lidhje me trafikun e drogës.

Vijon..

ME TE LEXUARAT