Ka vend për panik? Ushtarët shqiptarë stërviten në Vau-Dejës në kuadër të përgatitjeve për misionin e NATO-s në Bullgari...

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore po zhvillojnë në Vau të Dejës një stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të përgatitjeve për një mision të NATO-s në Bullgari.
Stërvitja paraprin dislokimin e forcave në mision dhe synon të rrisë koordinimin dhe bashkëveprimin mes ushtarëve të dy vendeve aleate.
Gjatë ushtrimeve në terren, efektivët shqiptarë dhe malazezë po praktikojnë procedura të përbashkëta taktike dhe operacionale, me qëllim forcimin e aftësive për misionet shumëkombëshe të Aleancës.
Misioni në Bullgari është pjesë e pranisë së shtuar të NATO-s në krahun lindor të saj, ndërsa Shqipëria vazhdon të japë kontribut në operacionet dhe strukturat e përbashkëta të sigurisë së Aleancës, thotë Ministria e Mbrojtjes
“Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), vijojnë stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të misionit NATO Forëard Land Forces(FLF-26-01) në Bullgari. Kjo stërvitje paradislokuese, dëshmon frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve aleate në NATO. Profesionalizmi, gatishmëria dhe niveli i lartë i përgatitjes së trupave tona, mbeten garanci për përmbushjen me sukses të çdo misioni të Forcës Tokësore. Së bashku më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurtë në shërbim të paqes dhe sigurisë kolektive” thuhet në postimin e saj në rrjete sociale


