Kishte kthyer banesën në bazë droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Kishte kthyer banesën në bazë droge, arrestohet 35-vjeçari

Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar i cili jetonte në zonën e Trasimenos. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i 35-vjeçarit shqiptar erdhi pasi ndaj tij rëndonte akuza e trafikut të kokainës.

Sipas mediave aksioni erdhi pas një situate të tensionuar që filloi në fshatin Fratta dhe përfundoi në Ronzano di Cortona.

Oficerët e policisë që hetonin trafikun e drogës në zonën e Cortonës, vunë re një furnizim me narkotikë në fshatin Fratta dhe më pas ndoqën trafikantin.

Kokaina, afërsisht 250 gramë, ishte fshehur në një gardh.

Tregtari thuhet se u largua me shpejtësi, por përfundimisht u arrestua, kurse emri i tij nuk u bë publik.

Sipas hetuesve, shtëpia në fermë që zotëronte, e vendosur disa kilometra larg, po përdorej si zonë për trafikimin e drogës.

ME TE LEXUARAT