Kolonjë / Gjendet pa shenja jete në banesë e moshuara, detajet e para
Lajmifundit
/
7 Shtator 2026, 18:02
Aktualitet

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj.
E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj janë emigrantë jashtë vendit. Sipas të dhënave paraprake, ajo është gjetur pa shenja jete nga policia, pas njoftimit të një fqinji.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 77-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, raportohet në media .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjrn e rrethanave, ndërsa pritet edhe përfundimi i procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.


