Kordonë sigurie tek ish-godina e PD, Garda kontrolle të imtësimshme deputetëve të opozitës

Aktualitet

Kordonë sigurie tek ish-godina e PD, Garda kontrolle të

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet të enjten në seancë plenare, ku në fokus pritet të jetë votimi për kërkesën e SPAK lidhur me autorizimin për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa paralelisht opozita ka paralajmëruar protestë para godinës së Parlamentit.

Policia ka marrë masa duke rrethuar Parlamentin ndërkohë që 1500 trupa policore prite të jenë në terren për mbarëvajtjen e sigurisë. Një korridor sigurie është vendosur edhe pranë ish-godinës së PD në rrugën që të çon drejt Pedonales. Ka një kontroll të shtuar ndaj deputetëve të opozitës me qëllim për të parandaluar futjen e sendeve që mund të shkaktojnë trazira sic ka ndodhur në të shkuarën kur janë futur flakadanë.

“Ka forca të dislokuara pranë Ministrisë së Brendshme, në ish-Bllok dhe planëzim të shërbimeve edhe në institucione të tjera duke qenë se nuk ka një axhendë nëse protestuesit do qëndrojnë para parlamentit apo do lëvizin”, raportoi gazetari Eni Ferhati.

ME TE LEXUARAT