S’KA MË PAQE/ PS rrëzon SPAK, protestuesit lyejnë me bojë policinë para Kuvendit: Rama votoi për veten e tij

Paralelisht me seancën parlamentare të kësaj të enjteje, 12 mars ku u mbajtën diskutime të forta në radhët e opozitës për çështjen e imunitetit të ish numrit dy të qeverisë, njëkohësisht deputete e PS, Belinda Balluku, qindra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit në shenjë proteste.
Ata janë mobilizuar nga e gjithë Shqipëria, duke iu bashkuar thirrjes së opozitës për t’u ngritur kundër një mazhorance të korruptuar dhe inkriminuar që sipas tyre, nuk i lëshon zyrtarët e lartë të përfshirë në afera të dokumentuara nga SPAK.
Rasti është ai i deputetes së PS, Belinda Balluku, ku Prokuroria e Posaçme ka paraqitur prej dy muajsh kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetin, gjë e cila ka hasur në kundërshtimin e fortë dhe të ashpër të kryeministrit Edi Rama, i cili prerazi e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë një veprim të tillë.
Ndërsa protestuesit janë mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë, menjëherë pas votimit, ku mazhoranca vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, kanë nisur dhe tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë të rreshtuar në pozicione lufte në sheshin para godinës parlamentare.
Teksa disa prejt tyre po tërhiqnin gardhin metalik, protestuesit iu afruan policëve duke i spërkatur me bojë në skafandrat e tyre që mbanin në kohë.
Protestuesve tashme i jane bashkuar edhe deputetet e opozites me ne krye kryedemokratin Sali Berisha.


