Lëvizte me pistoletë në brez, pranga 30-vjeçarit në Tiranë

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”.
Lëvizte me pistoletë në brez, kapet te tregu elektrik dhe arrestohet 30-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.
Procedohet penalisht 1 shtetas që dyshohet se ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 30-vjeçarit, dhe nuk ka kallëzuar.
Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje, si dhe si rezultat i sigurimit dhe administrimit të shpejtë të informacionit, se një shtetas lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.
Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë hetime për të përcaktuar qëllimin kriminal të 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


