Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet udhëzimi i Ministrisë së Mjedisit

Aktualitet

Lokalet në Korçë protestë për muzikën,

Një udhëzim i ri i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme po sjell reagime nga bizneset e muzikës live në Korçë.

Sipas ketij udhezimi niveli i zhurmës në ambientet me muzikë nuk duhet të kalojë 45 decibelë, një kufi që sipas pronarëve e bën pothuajse të pamundur zhvillimin e aktivitetit.

Saimir Poda këngëtar dhe pronar lokali në Korçë thotë se kufiri i ri është i pazbatueshëm dhe rrezikon të mbyllë muzikën live.

Poda ironizon duke thënë se edhe një lavatriçe gjatë centrifugimit prodhon më shumë zhurmë se kufiri i lejuar nga udhëzimi i ri.

Ai kërkon që institucionet të ulen në dialog me bizneset për të sqaruar mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.

Bizneset e muzikës live shprehen se mbështesin respektimin e qetësisë publike, por kërkojnë rishikimin e kufirit të vendosur, duke paralajmëruar se në të kundërt shumë lokale do ta kenë të pamundur të vazhdojnë aktivitetin.

ME TE LEXUARAT