Lufta kundër kultivimit të kanabisit dhe zbulim i ngjarjeve të vjetra kriminale, Hita nis nga Shkodra turin e takimeve

Pas marrjes së detyrës në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita e ka nisur turin e takimeve me Shkodrën. Ai ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku është takuar me drejtorin e qarkut, Gentian Berberi, si dhe me strukturat drejtuese.
Mësohet se në fokus të këtij takimi kanë qenë rritja e prezencës dhe efektivitetit të policisë në terren, veçanërisht në luftën kundër kultivimit të kanabisit, duke qenë se Shkodra konsiderohet një nga qarqet më problematike në këtë drejtim. Gjithashtu në fokus të diskutimit ka qenë edhe zbulimi i ngjarjeve të vjetra kriminale.
Skënder Hita u emëruar Drejtori i r ii Policisë së Shtetit më 30 mars. Ai pason në këtë detyrë Ilir Prodën.


