Mbrëmje kritike në Ujin e Ftohtë/ Zjarri i papritur ngre në këmbë zjarrfikëset në Vlorë

Aktualitet

Mbrëmje kritike në Ujin e Ftohtë/ Zjarri i papritur ngre në
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një ambient pranë një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat do të punojnë për vendosjen e situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen dhe shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT