Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Aktualitet

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në

Fiket zjarri në zonën pyjore të Drënie­s, në kufirin mes bashkive Patos dhe Roskovec, pas ditësh të tëra përballjeje me flakët. Aktualisht nuk ka më vatra aktive në pyllin me pisha, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e zonës.

Edhe pse zjarri është shuar, në disa pjesë të pyllit vijon të dalë tym nga trungje dhe dru të djegur.

Ekipet zjarrfikëse po ndërhyjnë për shuarjen e plotë të këtyre vatrave të mbetura, me qëllim shmangien e çdo mundësie për riaktivizimin e flakëve.

Situata paraqitet e qetësuar edhe në zonën e Vloshtit, ndërsa nuk raportohen më fronte aktive zjarri.

Forcat që morën pjesë në operacion vijojnë monitorimin e territorit, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm për shkak të temperaturave të larta, terrenit të djegur dhe erës që vijon të fryjë.

Aktualisht, në zonë vërehen kryesisht drurë të djegur që vijojnë të nxjerrin tym, të cilët po shuhen nga ekipet në terren për të garantuar izolimin përfundimtar të zjarrit.

ME TE LEXUARAT