Mësuesja 42-vjeçare dhunohet nga fqinji në Vlorë, policia nis hetimet
Lajmifundit
/
2 Prill 2026, 19:23
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës, ku një mësuese 42-vjeçare, E.L., denoncoi se është sulmuar fizikisht nga fqinji i prindërve të saj, i identifikuar si Fatjon Dervishi.
Sipas denoncimit, ai e ka kapur prej fytit dhe i ka marrë telefonin duke e goditur, ndërsa incidenti ndodhi në zonën e skelës dhe u pa edhe nga banorë të tjerë.
Ngjarja duket se ka lidhje me konflikte për administrimin e pallatit ku jetojnë prindërit e viktimës.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për dhunën dhe kërcënimet, ndërsa familja e viktimës dhe fqinjët mbeten të shqetësuar për sigurinë e tyre.


