Nasip Naço për alarmin nga Irani: Institucionet në gatishmëri 24 orë

Aktualitet

Nasip Naço për alarmin nga Irani: Institucionet në

Ish-ministri i Mbrojtjes Nasip Naço ka komentuar paralajmërimin e Ambasada e SHBA në Tiranë për një kërcënim të mundshëm ndaj Shqipërisë, duke theksuar se strukturat e sigurisë janë në vigjilencë të plotë.

Gjatë një interviste televizive, Naço u shpreh se institucionet ligjzbatuese dhe ato informative operojnë në gatishmëri të vazhdueshme, ndërsa jo çdo informacion mund të bëhet publik për shkak të ndjeshmërisë së tij.

Ai solli edhe një shembull nga eksperienca e tij, duke zbuluar se Shqipëria kishte marrë informacion paraprak për sulmin rus ndaj Ukrainës disa orë përpara se të ndodhte.

Sipas tij, kjo tregon nivelin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në fushën e sigurisë.

Naço theksoi se mbledhjet dhe analizat e strukturave të sigurisë zhvillohen rregullisht dhe bazohen në të dhëna konfidenciale, duke garantuar se situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

ME TE LEXUARAT