Mësuesja që sfidoi tragjedinë/ I mbijetoi aksidentit në Gramsh, Albana Boja rikthehet te misioni i saj pranë fëmijëve

Heronjtë nuk kanë gjithmonë shpata e as veshin pelerinë.
Ata janë njerëzit që sakrifikojnë jetën e tyre për të tjerët. Albana Boja është mësuesja 39 vjeçare e cila i mbijetoi aksidentit të rëndë në Gramsh disa ditë më parë, teksa kthehej nga puna. Ende pa e marrë vetën nga trauma e rëndë, 39-vjeçarja një gjë e ka të qartë.
“Kjo është një nga ditët më të tmerrshme dhe më të vështira të jetës time, por kjo nuk do të thotë që unë do ta ndal misionin dhe profesionin tim për të vazhduar për të dhënë dije tek nxënësit. Do ti përkushtohem akoma më shumë dhe do të jem më e fortë se kurrë”, u shpreh Albana Boja./Shqip


