Përmet/ U bllokuan në kanionin e Langaricës, shpëtohen 14 turistët nga Franca dhe Gjermania

Aktualitet

Përmet/ U bllokuan në kanionin e Langaricës, shpëtohen 14

Një grup prej 14 turistësh nga Franca dhe Gjermania rrezikuan të mbeteshin të izoluar në kanionin e Langaricës, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që rritën nivelin e ujit në lumin e Langaricës.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si “Ura e Dashit”, ku turistët po eksploronin me këmbë bukuritë natyrore të Përmetit. Niveli i lartë i ujit i bllokoi në një pjesë të kanionit, duke u pamundësuar daljen.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Përmetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe strukturat e zonave të mbrojtura, ndërhynë në kohë rekord dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

Sakaq, raportohet se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT