“Mungon përgatitja e drejtuesve të mjeteve”/ Aksidentet rrugore, eksperti i sigurisë: Autoshkollat nuk po garantojnë…

Aktualitet

“Mungon përgatitja e drejtuesve të mjeteve”/ Aksidentet

Në një lidhje direkte televizive i ftuar ishte eksperti i sigurisë rrugore dhe avokati për aksidentet rrugore, Gëzim Hoxha, i cili ngriti shqetësime për mënyrën si po trajnohen sot shoferët e rinj në vend.

Ai foli për mungesën e edukimit rrugor në sistemin arsimor dhe për ndryshimet që ka pësuar përgatitja e drejtuesve të mjeteve ndër vite.

Sipas tij, edukimi për rregullat e qarkullimit nuk zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të shkollimit, por qytetarët përballen me të vetëm në momentin kur aplikojnë për leje drejtimi.

“Edukimi rrugor duhet të jetë i vazhdueshëm. Tek ne mungon në sistemin shkollor dhe fillon vetëm kur individi shkon për të marrë patentën. Kjo krijon boshllëk në formimin bazë.”-tha eksperti.

Ai bëri edhe një krahasim me të kaluarën, duke thënë se dikur përgatitja e shoferëve ishte më e strukturuar dhe më e thellë profesionalisht.

“Në të kaluarën përgatitja e drejtuesve të mjeteve kishte një strukturë më të fortë dhe më të plotë, me njohuri teorike dhe praktike më të thelluara. Sot kjo mungon dhe reflektohet në cilësi më të dobët të trajnimit.”-u shpreh Hoxha.

Eksperti vlerëson se mungesa e instruktorëve të mirëformuar dhe e një sistemi të qëndrueshëm edukimi rrugor po ndikon drejtpërdrejt në sigurinë në rrugë dhe në përgatitjen e shoferëve të rinj.

ME TE LEXUARAT