Zjarri te Drejtoria e Policisë Tiranë/ Zbardhet shkaku, ja si nisi vatra e flakëve

Aktualitet

Zjarri te Drejtoria e Policisë Tiranë/ Zbardhet shkaku, ja si nisi

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu pasditen e sotme ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Raportohet se vatra e zjarrit ka nisur në katin e poshtëm të godinës. Flakët kanë filluar fillimisht në dysheme, ku janë djegur disa kabuj elektrikë.

Ka qenë reagimi i vetë punonjësve të policisë ai që ka parandaluar përhapjen e flakëve, pasi efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke e fikur zjarrin me fikëset e dorës që ndodheshin në institucion.

Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se shkak për këtë incident ka qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT