Në ‘arrest shtëpie’ i ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një personi dhe i vodhi celularin, në kërkim 49-vjeçarja në Durrës

Aktualitet

Në ‘arrest shtëpie’ i ofroi marrëdhënie seksuale

Një 49-vjeçare nga Durrësi, e cila ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas hetimeve, shtetasja me iniciale A.H. i ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari dhe, në bashkëpunim me shtetasin R.L., i vodhi me dhunë celularin dhe një shumë parash.

Të dy personat ishin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”, të zhvilluar në muajin prill. Autoritetet vijojnë hetimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Njoftimi:
Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Last Threat”.
Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ofroi marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe bashkëpunoi me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash, shpallet në kërkim 49-vjeçarja.
Vihet në pranga 40-vjeçari, gjithashtu me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer më parë, në bashkëpunim me 49-vjeçaren.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës. 49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari. Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.
Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”, i zhvilluar në muajin prill.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

ME TE LEXUARAT