“Nëse miratohet, Shqipëria s’do të jetë më e jona” – Protestuesja kundër ligjit për tokat bujqësore

Aktualitet

“Nëse miratohet, Shqipëria s’do të jetë më

Një protestuese në tubimin para kryeministrisë, ka ngritur shqetësimin për një projektligj për tokat bujqësore që pritet të shqyrtohet në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj në protestën e 24-të, ajo tha projektligji për tokën bujqësore parashikon kalimin në pronësi të personave fizikë dhe juridikë të huaj.

“Ky është një ligj i tmerrshëm. Nëse kalon, Shqipëria nuk është më e shqiptarëve”, deklaroi ajo.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që të marrin parasysh zërin e qytetarëve dhe të mos miratojnë nisma që, sipas saj, cenojnë të drejtat e pronësisë.

“Ndaj ne do t’u themi parlamentarëve shqiptarë, ndaloni çdo procedurë, çdo projektligj në shkelje të të drejtave të pronave të shqiptarëve, dhe ta themi së bashku: boll është boll. Dorëheqje!”, tha ajo.

Protestuesja: Në deklaratën që bëri grupi koordinues i protestës për disa ligje të cilat duhet të rishikohen, si ai 21/2024, apo ligji për trashëgiminë kulturore, që ka marrë Butrintin, Durrësin e të tjerë, si dhe ligji për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, është një ligj akoma edhe më i tmerrshëm që pranë Parlamentit po kalon këto ditë.

Ka kaluar në komisione dhe pritet të kalojë në Parlament. Ky projektligj për tokën ka të bëjë me kalimin në pronësi të tokës bujqësore personave fizikë dhe juridikë të huaj. Ky është një ligj i tmerrshëm. Nëse kalon, Shqipëria nuk është më e shqiptarëve.

Ne jemi këtu për t’i treguar, për t’u thënë parlamentarëve shqiptarë: kthehuni në nivelin e këtij sheshi dhe mos kaloni asnjë ligj që është në dëm të shqiptarëve, ndryshe do t’ju mbulojë turpi.

Ndaj ne do t’u themi parlamentarëve shqiptarë, ndaloni çdo procedurë, çdo projektligj në shkelje të të drejtave të pronave të shqiptarëve, dhe ta themi së bashku: boll është boll. Dorëheqje!

ME TE LEXUARAT