"News 24": Gjykata cilësoi të paligjshëm "pushtimin e godinës" nga KAYO, të kthehen pajisjet

Aktualitet

"News 24": Gjykata cilësoi të paligjshëm

Grupi i mediave te News 24 njoftoi pasditen e 12 gushtit 2025 se Gjykata e Tiranës shpalli të paligjshme veprimet e drejtorit të KAYO, Ardi Veliu, ndaj News24 dhe mediave të “Focus Group”.

Sipas njoftimit, Gjykata vendosi që “Panorama Group” sh.a të kthehet te ambientet të cilat të shtunën në orët e para të mëngjesit u zaptuan nga Policia e Shtetit dhe KAYO e Ardi Veliut.

Gjykata vendosi që gazetarët të aksesohen në mjediset e kompanisë dhe brenda 48 orëve të rikthehen sendet dhe materialet që KAYO mori me kamionë.

Gjithashtu, Gjykata e Tiranës vlerëson të paligjshëm ndërhyrjen dhe kufizimin e gazetarëve dhe pengimin e tyre në ushtrimin e detyrës.

Për katër ditë me radhë, godina ku vepronte News24 u vendos ne bllokim nga policia dhe ushtria dhe punonjësit e kompanisë shtetërore KAYO. 

Ne dy ditet e para, News 24 nuk arriti te transmetoje ndersa ne aparatet televizive shfaqej e frekuencen e tij shfaqej nje kolor bar.

Pasditen e djeshme, kompania KAYO ka hequr disa pajisje nga zyrat ndersa diten e sotme jane hequr edhe logot ne hyrje te godines.

Asosacioni i Gazetareve te Shqiperise njoftoi se:

Një vendim i sapo dhënë nga Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë gazetarëve dhe stafit të Fokus Group.

Më konkretisht, gjykata ka vendosur:
1.
Shoqëria KAYO të kthejë brenda 48 orëve me inventar materialet e marra nga ambientet e redaksisë ku përfshihen kompjuterët dhe dosjet e punës së gazetarëve dhe çdo mjet tjetër.
2. Të lejohet menjëherë hyrja e stafit në godinën e "Panorama Group", kontrata e së cilës vijon deri në vitin 2033.
3. Gjykata fton të dëmtuarit që brenda 15 ditësh të padisin organet shtetërore për cënimin e të drejtës së punës dhe sekreteve gazetareske.
AGSH bëj thirrje të menjëhershme që organet shtetërore të zbatojnë vendimin e gjykatës, pa zvarritje të mëtejshme.

Nga ana tjetër, inkurajojmë gazetarët që sipas rastit, të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga marrja e dokumenteve të tyre të punës nga personat e paautorizuar, dhe t'i referojnë ato në organet kompetente.

ME TE LEXUARAT