Policia jep detaje për plagosjen me thikë në Korçë, kapet autori, sapo kishte dalë nga burgu
Plagosje me thikë në fshatin Dvoran të Korcës, një i plagosur në spital në reanimacion.
Pak minuta me pas, eshtë arrestuar autori i plagosjes së 27-vjeçarit mbrëmjen e sotme në Korçë, Ari Kodra.
Autori është identifikuar si Aleks Qiqi 41 vjeç, i cili është kapur në banesë, po ashtu i plagosur.
Ai është transportuar në spital, ndërsa mësohet se pak kohë më parë kishte dalë nga burgu.
I dyshuari rezulton i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale, në vendin tonë dhe në Greqi.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes