Ngjarje e rëndë në Shëngjin/ 18-vjeçari u fut për të notuar por nuk doli më, detajet e parë nga humbja e jetës së të riut
Lajmifundit
/
24 Gusht 2026, 13:28
Aktualitet

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.
I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


