Spartak Ngjela: Konsullata serbe në Shkodër! Akt antikombëtar! Të shohim çfarë do bëjnë shqiptarët dhe SPAK

Aktualitet

Spartak Ngjela: Konsullata serbe në Shkodër! Akt antikombëtar!

Hapja e një Konsullate të Serbisë në Shkodër ka shkaktuar një furtunë të vërtetë politike në Shqipëri dhe jo vetëm.

Zërave të fuqishëm kundër i është bashkuar edhe ish-deputeti Spartak Ngjela.

Avokati e cilëson një akt antikombëtar dhe që meriton reagimin e shqiptarëve dhe një hetim nga SPAK. Ai thekson se vendimi nuk mund të pranohet kurrë nga ligji dhe Parlamenti, por vetëm nga agjentët e Beogradit.

“Hapja e institucionit ndërkombëtar – Konsullata e Serbisë në Shkodër –  është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë. Ai që po e propozon dihet se kush është. Atëherë?”, shkruan ai mes të tjerash në postimin e tij në rrjetin social.

Në fund ngre pyetjen se tani mbetet për të parë çfarë do bëjnë shqiptarët dhe SPAK-u.

Postimi i Spartak Ngjelës:

“Hapja e institucionit ndërkombëtar – Konsullata e Serbisë në Shkodër –  është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë.

Ai që po e propozon dihet se kush është.

Atëherë?

Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe SPAK përballë një akti të tille antikombëtar”.

ME TE LEXUARAT