Nis shqyrtimi i kërkesës së Veliajt për ndryshim mase në Apelin e GJKKO, kryebashkiaku refuzon të përfaqësohet nga mbrojtja e tij
Lajmifundit
/
24 Shkurt 2026, 11:45
Aktualitet

Nis në Gjykatën e Apelit të Posaçëm shqyrtimi i kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësim të masës së arrestit me burg.
Seanca mbahet me dyer të mbyllura, e drejtuar nga Nertina Kosova.
Veliaj ka kërkuar të jetë vetë i pranishëm dhe ka refuzuar të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Veliaj ju drejtua Apelit të Posaçëm pasi gjyqtarja e hetimit Etleva Deda e refuzoi kërkesën për të ndryshuar masën.
Ditën e sotme Veliaj pritet përfaqësohet nga një avokate kryesisht.
Javën e kaluar kryebashiaku i Tiranës dhe 29 të pandehur të tjerë kaluan në gjykim themeli pas afro pesë muajsh seancë paraprake.


