Shfaqi probleme shëndetësore gjatë paraburgimit, ndërron jetë 54-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore gjatë paraburgimit, ndërron

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Viktima, Blerim L. ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT