“Nuk do të mbetet me kaq” – Reagon mbesa e të moshuarit që u filmua duke ngacmuar një vajzë në plazh
Pas përhapjes së një videoje shqetësuese në rrjet, ku një i moshuar shihej duke ngacmuar një vajzë të re në një plazh, ka reaguar mbesa e tij, e cila ka kërkuar ndjesë publike në emër të familjes.
E reja, e cila jeton jashtë vendit, ka shprehur zhgënjim të thellë për sjelljen e të afërmit të saj dhe ka theksuar se familja nuk do ta lërë pa pasoja këtë veprim, të cilin ajo e cilëson si të patolerueshëm.
Më poshtë deklarata e saj e plotë, pa asnjë ndërhyrje:
“Jam mbesa e atij giyshi që u publikua sot, i cili shihej duke ngacmuar një vajzë në plazh. Më vjen shumë keq për atë vajzë dhe kërkoj falje në emrin tim dhe të familjes. Ndjej shumë turp per atë që pashë. Jetoj jashtë dhe të shoh një video të tillë më bën të ndihem jashtëzakonisht keq. Ky problem nuk do të mbetet me kaq në familjen time, do të merren masa ndaj giyshit, sepse nuk ka asnjë të drejtë të ngacmojë askënd,” shkruan ajo në reagimin e saj.