Operacioni në Shqipëri/ Sekuestrohen 3 makina luksoze të vjedhura në Gjermani, vlera arrin 450 mijë euro

Gjatë një operacioni të koduar “Stolen line”, specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të mjeteve luksoze drejt Shqipërisë, me vlerë totale rreth 450 mijë euro.
Në kuadër të aksionit u sekuestruan tri makine të vjedhura në Gjermani—përfshirë dy modele “Mercedes AMG” dhe një “S-Class”—ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj të dyshuar si trafikouesit e tyre.
Gjithashtu, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për tre persona të tjerë, të cilët u kapën në timon në momentin e bllokimit të mjeteve.
Njoftimi:
Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit.
Sekuestrohen 3 automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 000 euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani.
Procedohen penalisht 3 shtetas, të cilët i drejtonin automjetet në momentin e konstatimit.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar se kanë trafikuar automjetet në Shqipëri.
Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestruan 3 automjete luksoze, konkretisht 1 automjet tip “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, me vlerë rreth 200 000 euro, 1 automjet tip “Mercedes Benz GT 63 AMG”, me vlerë rreth 150 000 euro, dhe 1 automjet tip “Mercedes Benz S-Class 580e”, me vlerë rreth 100 000 euro.
Në lidhje me këtë rast u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç, të dyshuar se kanë trafikuar në Shqipëri automjetet, me qëllim shitjen e tyre.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H., 41 vjeç, S. U., 27 vjeç, dhe K. B., 39 vjeç, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në momentin e sekuestrimit të tyre.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.