I shpallur në kërkim nga SPAK/ Vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Koçeku

Kur kanë kaluar pak ditë pas operacionit të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme, ku u godit një rrjet i zgjeruar kriminal i përfshirë në trafikim ndërkombëtare të droigës dhe pastrim të parave, është vetëdorëzoruar Erjon Rama, person që akuzohet si pjesë e grupit kriminal, i cili dyshohet se drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.
Rama del edhe me dosjen e takimeve me krerët e karteleve të drogës jashtë vendit. Ai u paraqit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku ndaj tij është vendosur nga gjykata masa e sigurisë "arrest në shtëpi".
DOSJA HETIMORE
Erjon dhe Adrian Rama, dy nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Miri i Xhikes”, dyshohet se janë të përfshirë në skema të pastrimit të parave të këtij grupi kriminal dhe janë shpallur në kërkim.

Skema ka në qendër trafikun ndërkombëtar të drogës në vende të ndryshme të Europës nga Amerika Latine, ku përgjegjës për territorin zviceran rezulton Adrian Rama.
Pas gjithë kësaj skeme ka mAnovruar Adriani, ndërsa vëllai i tij Erioni, thuhet se ka rolin e një figuranti.

Në një foto të siguruar nga “Ora Neës”, shihet Elton Memeti me gotë shampanje, si bashkëpunëtor i Adrian Ramës, ndërsa Endi Rama, djali i “Mirit të Xhikes”, mban puro dhe shampanjë. Elton Memeti ka bashkëpunuar me Adrian Ramën për kontrollin e territorit në Zvicër për trafikun e drogës.
Elton Memeti ka bashkëpunuar me Adrian Ramën për kontrollin e territorit në Zvicër për trafikut e drogës.
Sipas burimeve, Endi Rama ka pasur njohje me biznesmenin Artur Shehu, falë qëndrimit të tij në Amerikë në vitin 2018 dhe posedimit të pasaportës amerikane.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Adriani, nipi i 'Mirit Xhikes' ka pastruar para për llogari te Artur Shehut në jug dhe në Tiranë.
Mes listës së 20 masave të sigurisë të lëshuara në kuadër të operacionit të zhvilluar nga SPAK, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë edhe dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama.
Dyshja janë nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Mirit i Xhikes”, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal. Në kuadër të aksionit vëllezërve u janë sekuestruar vila në Palasë, Jalë e Rolling Hills si dhe dhjetëra llogari bankare.


