Berisha pranon lobimin për heqjen e shpalljes “non grata” në SHBA: E bëri fondacioni që...

Politikë

Berisha pranon lobimin për heqjen e shpalljes “non grata”

Për herë të parë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se ka lobuar për heqjen e shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të amerikës. Duke folur për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha ka deklaruar se lobimin e ka kryer një fondacion i cili ndihmon PD-në dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD-së, por pa dhënë detaje mbi financimin.

“Për Sali Berishën kanë lobuar, sepse procedura është lobim. Nuk kam lobuar me administratën Biden. Aty nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit. Të vetmin sanksion që kam pasur, ka qenë viza. Janë përpjekur shumë që ta kalonin te Thesari, i cili bëri një hetim të thelluar për mua dhe fëmijët e mi dhe nuk gjetën gjë. Se kush e ka paguar, është një fondacion i cili ndihmon PD-në dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD-së”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT