A u infektua?! Del analiza mjekësore e kryebashkiakut të Gjrokastrës

Aktualitet

A u infektua?! Del analiza mjekësore e kryebashkiakut të

Eshte publikuar diten e sotme analiza mjekesore e kryer ne Greqi ne lidhje me kryebashkiakun e Gjirokastres Flamur Golemi per te cilin ditet e fundit eshte aluduar se eshte prekur nga HIV AIDS.

Analiza tregon gjendje virale por hedh poshte prekjen nga virusi i pretenduar HIV/AIDS, i transmetueshem seksualisht.

A u infektua?! Del analiza mjekësore e kryebashkiakut të

Edhe nje dite me pare Bashkia e Gjirokastrës e quati shpifje dhe sajesë lajmin që po qarkullon në rrjet se kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës janë të infektuar me virusin HIV/AIDS.

Ky pretendim u publikua fillimisht nga gazetari dhe ish-kandidati për deputet, Basir Çollaku në një postim në Facebook.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Bashkia e Gjirokastrës thekson se këto pretendime janë tërësisht të pavërteta, të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale. Sipas tyre ky është një akt dezinformimi, i cili synon të dëmtojë figurën e institucionit, kryetarit të Bashkisë dhe punonjësve.

"Bashkia Gjirokastër dënon me forcën më të madhe përhapjen në rrjetet sociale dhe në çdo formë tjetër publike të informatave dhe pretendimeve të rreme, të fabrikuara dhe alarmuese, të cilat kanë për qëllim të qartë krijimin e një gjendjeje pasigurie dhe paniku te qytetarët.

Pretendimet e shpërndara së fundmi, sipas të cilave Kryetari i Bashkisë dhe 18 punonjës të këtij institucioni rezultojnë të infektuar me virusin HIV/AIDS, janë tërësisht të pavërteta, të sajuara dhe pa asnjë bazë faktike apo reale.

ME TE LEXUARAT