"Më shkatërrove jetën"/ Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarë shqiptar dhe Italinë, ku 59-vjeçari shqiptar, Astrit Koni, që punonte si kopshtar në Asti, vrau me mjet bujqësor bashkëshorten e tij, Drita Meçollari (Koni) dhe partnerin e saj të ri, Bardhok Gega.
Me pas, Astrit Koni është vetëvrare. Një krim në familje me motive të forta xhelozie dhe pasioni, ku viktimat janë te tre shqiptare dhe historia është tronditëse, që erdhi si paosjë e një divorci të dhimbshëm në fillim të këtij viti.
Mediat italiane zbardhen detaje dhe foto nga ngjarja tronditëse.

Sipas të dhënave te publikuara ne media, gjithçka duket se shkak ishte xhelozia. Astrit Koni nuk kishte pranuar ndarjen dhe faktin që ish-gruaja e tij kishte nisur një jetë të re, duke e kthyer konfliktin personal në një tragjedi me pasoja fatale.
Ngjarja mori jetë në një zonë rurale pranë Cossombrato-s. Trupi i Astrit Konit u zbulua fillimisht nga policia rrëzë kullës së kështjellës ku ai punonte si kopshtar, vend nga i cili dyshohet se u hodh për t’i dhënë fund jetës.
Vetëm pak më vonë, u zbuluan edhe trupat e pajetë të dy viktimave të tjera, të hedhur në një hendek pranë një fushe me koshere bletësh, ku ish bashkeshortja e Astrit Konit kthehej për t’u kujdesur herë pas herë, sepse sipas mediave italiane pas ndarjes Drita jetonte në Milano me Bardhok Gegën.
Zbulimi i dyfishtë erdhi nga vëllai i Dritës, i cili, i shqetësuar për mungesën e kontakteve me të për më shumë se 24 orë, u nis në kërkim dhe hasi në skenën tronditëse.
Hetimet, të drejtuara nga prokurori Alessandro Giai, po përpiqen të rindërtojnë me saktësi dinamikën e ngjarjes. Një element kyç është një shënim i lënë nga autori, ku ai shkruante:
“Më shkatërrove jetën për 15 vitet e fundit, por tani mbaroi!”, një fjali që hedh dritë mbi gjendjen e tij emocionale dhe motivin e mundshëm.

Drita Meçollari ishte zhvendosur prej kohësh në Milano, por kthehej herë pas here në zonë së bashku me partnerin e saj për t’u kujdesur për kosheret e bletëve, një pasion që e kishte ndjekur prej vitesh. Fqinjët tregojnë se ndarja me Konin kishte ndodhur në janar, pas një periudhe të gjatë krize në çift”, informon “Corriere”.


