Peshkim i ndaluar në Palasë, procedohen tre persona
Policia ka evidentuar dhe goditur një rast të peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, ku janë përfshirë tre shtetas.
Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar shtetasit: A. B., 42 vjeç, K. B., 35 vjeç, dhe M. H., 45 vjeç. Gjatë verifikimeve, ky i fundit u paraqit si punonjës në një detyrë shtetërore, por kjo nuk rezultoi e vërtetë.
Autoritetet vijojnë punën për të kontrolluar dhe parandaluar aktivitetet e paligjshme në zonat bregdetare, duke garantuar respektimin e ligjit dhe ruajtjen e burimeve detare.
Njoftimi i plotë:
Evidentohet dhe goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, procedohen penalisht 3 shtetas.
Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone, si dhe pajisje të ndryshme të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.
Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në vijim të kontrolleve të shtuara në zonën ujore për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ushtrimit të peshkimit të ndaluar në Palasë.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasve:
* A. B., 42 vjeç, banues në Himarë,
* K. B., 35 vjeç, banues në Himarë.
Si dhe, për veprat penale “Peshkimi i ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, në ngarkim të shtetasit:
* M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.
Të tre shtetasit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues tip gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim.
Policia Kufitare mbetet e angazhuar në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit detar, si dhe apelon qytetarët të mos ushtrojnë veprimtari të paligjshme që dëmtojnë ekosistemin dhe bien ndesh me ligjin.