Rrëzohet parashutistja në Vlorë, po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares
Një parashutiste ka pësuar një incident të lehtë gjatë fluturimit mbi bregdetin e Lungomares në Vlorë. Ajo ra në zonën e plazhit, por fatmirësisht dëmtimet e saj janë të lehta dhe nuk rrezikojnë jetën.
Pushuesit dhe banorët e zonës reaguan menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë. Më pas, parashutistja u transportua me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku mjekët konfirmuan se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut.
Ngjarja ka krijuar shqetësim tek pushuesit dhe kalimtarët e zonës, ndërsa autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e sakta të incidentit për të kuptuar arsyet e rrëzimit.