EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën
Lajmifundit
/
5 Nëntor 2025, 20:25
Aktualitet

Një person i identifikuar si Elvis Visha është plagosur mbrëmjen e sotme në Bathore.
Policia e Tiranës njofton se rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit


