Plagosi dy të rinj në qendër të qytetit, vihet në pranga autori në Shkodër
Lajmifundit
/
4 Prill 2026, 11:05
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës pas një përplasjeje të ndodhur në qendër të qytetit.
Sipas burimeve, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Nikson Kodra, i cili mësohet se është vënë në pranga nga policia.
Burime bëjnë me dije se i dyshuari rezulton edhe më herët i ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.


