Plagosje me armë zjarri pranë ‘Farmacia 10’ në Tiranë (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek “Poliklinika 10”. Një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është identifikuar si Ilirjan Dosti Dosti. Ai ka marrë plagë në bark dhe po dërgohet me ambulancë në spital. Autori i plagosjes mësohet se është komshiu i Dostit.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal në një lokal. Dyshohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit. I plagosuri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


