Rreth 1500 policë në terren, Policia me tjetër skenar këtë protestë, vendos në vijë të parë vajzat me uniformë

Aktualitet

Rreth 1500 policë në terren, Policia me tjetër skenar

Forca të shumta të rendit janë vendosur në gatishmëri pasditen e kësaj të premteje, me qëllim mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike në Tiranë.

Rreth 1,500 efektivë të Policisë së Shtetit janë dislokuar në terren, ndërsa, ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë janë vendosur forca të shtuara edhe në kordonin përballë godinës së Kryeministrisë.

Rreth 1500 policë në terren, Policia me tjetër skenar

Efektivat në gatishmëri

Sipas burimeve nga Policia, masat janë forcuar për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e institucioneve shtetërore gjatë zhvillimit të tubimit dhe lëvizjes së protestuesve në zonën qendrore të kryeqytetit.

Forcat e rendit po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim të mundshëm gjatë protestës.

ME TE LEXUARAT