"Rama ik"/ Mbështetësit e Berishës thyejnë ditën e zisë kombëtare në nder të Papa Françeskut!
Pas shpalljes së ditës së sotme si ditë zie në respekt të funeralit të Papa Françeskut, Partia Socialiste vendosi të ndërpriste fushatën elektorale.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike njoftoi se takimet elektorale do të vijonin, por me disa rregulla, siç ishte heqja e muzikës dhe nisja me një minutë heshtje.
Megjithatë, duket se ky rregulli i fundit nuk është zbatuar. Në një video të publikuar nga takimi në degën numër 1 në Tiranë, eventi nuk nisi direkt me një minutë heshtje, por fillimisht me thirrjet e militantëve “Rama ik”. Më pas një vajzë e re hapi takimin duke folur shkurt për vjedhjet dhe patronazhimin e qeverisë Rama.
Dhe pas akuzave, mbahet edhe 1 minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u përcoll sot në banesën e fundit