Projekt-buxheti 2026/ Sa para do t’iu shpërndahet pensionistëve, 135 mln euro do të shkojnë për rimbursimin e ilaçeve

Aktualitet

Projekt-buxheti 2026/ Sa para do t’iu shpërndahet pensionistëve,

Qeveria ka miratuar këtë të martë projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm, i cili është programuar në vlerën totale prej 886.8 miliardë lekësh.

Brenda këtij plani financiar, një peshë të veçantë dhe të madhe zë mbështetja për pensionistët dhe sektorin e shëndetësisë.

100 mln euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve sipas skemës së re. Gjithashtu është përcaktuar se fondi për rimbursimin e medikamenteve nuk do të kalojë kufirin prej 135 mln euro, ndërsa përdorimi i fondit për shërbimin spitalor do të specifikohet dhe orientohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi  sot se nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten muaj pas muaji, përveç indeksimit vjetor.

“Pensioni urban në vite të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë;  Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë; Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë; Pensioni familjar do të rritet 700 lekë; Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë”, tha Rama. Kjo rritje e përmjuajshme do të vijojë edhe në vitet e tjera, të paktën deri në 2029.

Ndërkohë, në dhjetor pensionistët presin të marrin si çdo fundvit bonusin, i cili edhe këtë herë do të jetë i ndarë në dy kategori. Ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë, do të kenë shpërblim 10 mijë lekë.

ME TE LEXUARAT