Shkuan t’i sekuestronin armën, por rezultoi lodër… Policia italiane nuk del “duarbosh” nga shtëpia e shqiptarit, ja çfarë i gjetën

Aktualitet

Shkuan t’i sekuestronin armën, por rezultoi lodër…

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë u gjetën rreth 45 gramë kokainë e ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro cash, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.

Fillimisht policia kishte hyrë në shtëpinë e tij për një verifikim lidhur me një armë të dyshuar të paligjshme, por arma rezultoi një lodër dhe në vend të saj u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës.

Gjatë ndërhyrjes, arma rezultoi të ishte një imitim i përsosur i një pistolete gjysmë automatike, por autoritetet gjetën substancat narkotike të gatshme për tregtim. Sipas vlerësimeve, lënda narkotike do të sillte rreth 4 mijë euro fitim në tregun e drogës.

I dyshuari, me dokumente të rregullta qëndrimi, u arrestua në Botticino nga Njësia Antidrogë e Brescias, dhe ka një histori të gjatë precedentësh penalë, kryesisht për çështje të lidhura me drogën. Pas shoqërimit në komisariat dhe procedurave të zakonshme, ai u mbajt në paraburgim në pritje të vendimit të Prokurorisë.

Për shkak të rrezikshmërisë së tij dhe të kaluarës penale, Kreu i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, firmosi revokimin e lejes së qëndrimit, duke hapur rrugën për dëbimin e tij nga Italia pas përfundimit të dënimit.

ME TE LEXUARAT