Protesta e 58-të para Kryeministrisë, qytetarët: 1 mijë policë mbrojtën sot Kuvendin, kjo tregon frikën e pushtetit

Aktualitet

Protesta e 58-të para Kryeministrisë, qytetarët: 1 mijë

Për të 58-ën ditë, protestuesit vijojnë grumbullimin përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama,

Fjalimet nisën me fokusin te protesta që u zhvillua gjatë paradites pranë Kuvendit, teksa zhvillohej seancë plenare.

Një nga aktivistët deklaroi se sot në protestë ishin mbi një mijë policë nga të gjitha rrethet, dhe sipas tij kjo tregon frikën e pushtetit socialist.

“Kjo është protesta e 58, e pamë sot “Nusja dhe shtetrrethimi”,te Parlamenti. Sa frikë kishte. Kishte 1000 policë nga të gjihta rrethet. 13 furgonë policie kishin ardhur vetëm nga Shkodra. Sot është dita për të përkujtuar përvjetori e hapjes së festivalit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Ajo qëndresë 2-vjeçare ishte një pasion I demokracisë të cilin e shembën me pabesi në mes të pandemisë”, tha ai.

Një tjetër folës në podiumin e instaluar para Kryeministrisë tha se deri tani protestuesit janë solidarizuar dhe kanë justifikuar policinë, që sipas tij ka qenë e dhunshme. Ai tha se ata janë aty për të gjithë edhe për dinjitetin e policëve.

“Që nga fillimi jemi përpjekur te solidarizohemi me policinë sepse e kanë pagën 70,000 lekë dhe se shanatzhohen, por ata nuk kanë bërë të njëjtjen gjë. Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës, në krye të detyrës jemi ne rinia që kemi dalë në shesh. Ne dalim dhe për ju dhe fëmijët tuaj, që policia të trajtohet me dinjitet, jo të jetë shërbetore e krimit. Sot ka një organizim perfëkt të policë, në aksione ka një orgamizim mediokër dhe thjesht ndjekin urdhrat e eprorëve si në Korçë. Ne nuk kemi frikë, ata që kanë frikë janë politikanët dhe iu duhen tunele që të shkojnë e të ushtrojnë detyrën”, tha ai.

ME TE LEXUARAT