Protesta e “Shqipëria Bëhet”/ Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, arrestohen dhe katër persona të tjerë

Aktualitet

Protesta e “Shqipëria Bëhet”/ Procedohet penalisht

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedim penal ndaj Adriatik Lapajt dhe disa të tjerëve, si dhe ka arrestuar 4 persona, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria Bëhet” dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 kanë arrestuar shtetasit: E. H., 30 vjeç; A. M., 40 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. Ll., 41 vjeç

Ndërkohë, materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh. Këta shtetas akuzohen se gjatë protestës kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Si pasojë e veprimeve të dhunshme, janë dëmtuar dy efektivë policie, njëri prej të cilëve vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdes mjekësor.

Gjithashtu, Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj Adriatik Lapajt dhe dy shtetasve të tjerë, që sipas policisë dyshohet se kanë zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera pa leje dhe në kundërshtim me urdhrat e efektivëve të rendit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT