Protesta në Zvërnec, Rama: Policia duhet t’i kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë qytetarin

Aktualitet

Protesta në Zvërnec, Rama: Policia duhet t’i kishte arrestuar

Kryeministri Edi Rama ka folur nga mbledhja e grupit të PS, ku dha shpjegime për situatën e krijuar ditëve të fundit në Zvërnec.

“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm ndaj njërit prej protestuesve në Zvërnec.

Ju kam dëgjuar dhe ju kam lexuar; ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj se, po të isha në vendin tuaj, edhe unë do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit, sidomos sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin me forcë një njeri që ishte në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar dhe më pas policia të thoshte se ai ishte futur vetë në pronën private, duke relativizuar dhunën, ndërkohë që duhej t’i kishte arrestuar në vend ata që e morën zvarrë protestuesin.

Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. PO të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po ua fal të huajve”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT