Rriten ndjeshëm çmimet e naftës pas pezullimit të bisedimeve Iran-SHBA

Çmimet e naftës po rriten ndjeshëm, pasi media shtetërore iraniane raportoi se Irani ka vendosur të pezullojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, duke zbehur shpresat për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës në ditët në vijim.
Nafta e papërpunuar Brent, që shërben si indeksi global i çmimeve të naftës, është rritur me 6%, duke u tregtuar me 97.02 dollarë për fuçi pak para orës 10:00 të mëngjesit të së hënës, sipas orës amerikane.
Lëvizjet e fundit vijnë pasi shpresat për një marrëveshje SHBA-Iran kishin ulur çmimin e naftës së papërpunuar Brent me 19.3% në maj, rënia e saj më e madhe mujore që nga marsi 2020 kur filluan bllokimet e pandemisë, sipas analistëve të Deutsche Bank.
Brent është ende shumë nën nivelin maksimal prej 114 dollarësh për fuçi që ishte më 5 prill, por afërsisht 25% më i lartë se sa ishte pak para se SHBA-ja dhe Izraeli të sulmonin Iranin.


