Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen rregullin” dhe hyn në Ferma Vip: Hera e parë në një reality

Moderatori dhe gazetari i mirënjohur Adi Krasta, prej vitesh në ekran, ka qenë dhe vijon të jetë frymëzim për shumë breza me radhë.
Si drejtues në spektakle të ndryshme apo pjesë e jurisë në emisione talentesh, Adi Krasta është një nga figurat më të spikatura.
Por duke marrë parasysh natyrën e tij “kapriçoze”, Krasta ka thyer “tabunë” e tij dhe për herë të parë merr pjesë në reality show-un më të ndjekur Ferma Vip.
Krasta nuk do të hyjë si fermer, por në rolin e tij, ku do të zhvillojë intervistë me një nga fermerët brenda.
“Vetë spektakli i madh ka kaluar disa ballafaqime të forta. Kohë do e tregoj nëse duhet të khehemi tek spektakli i dikurshëm. Unë i kam misionet e vogla. Intervista, pyetja, trajtimi i një teme të rëndësishme. Jam i kënaqur aty ku jam. Në një reality vij për herë të parë.
Unë kam një mënyrë kapriçoze të mënyrës si ndjek televizor. Nuk shikoj për orë të tëra, por fenomeni që ka ngacmuar gjykimin popullor ka qenë shumë i madh. Sa herë bëjmë programe, emri vjen gjithmonë, për shkak se është spektakolare”, tha Krasta.
Mes batutash, Adi Krasta nuk kurseu as opinionet dhe mendimin e tij për 3 opinionistët, Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira.


