“Pse nuk del asgjë për vrasjen e Ervis Martinajt?! Ja çfarë zbuloi sot Artan Hoxha”

Aktualitet

“Pse nuk del asgjë për vrasjen e Ervis Martinajt?! Ja

Artan Hoxha, gazetari investigativ, ka dhënë detaje lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt, pas vëmendjes së rikthyer nga babai i tij në gjyqin e GJKKO. Sipas Hoxhës, babai i Martinajt ka dhënë emrat, por institucionet janë duke hetuar për hesap të vetë.

“Pse nuk flasim ne për vrasjen e Ervis Martinaj, se nuk kishte SKY? Ai Matrixi që thonë këta nuk ishte kaq i shpërndarë, ka qenë shumë i limituar. Nga ana tjetër ka ndryshuar dhe mënyra e komunikimit.

Furça ka provuar dhe u gjetën mjetet që ka përdorur Vis Martinaj. Por kjo është një histori tani, që do paraqitet vazhdimisht.

Ata po mundohen të bëjnë të njëjtën gjë, po përdorin shtetin që të luftojnë kundërshtarët.

I ke parë ato filmat me gjermanë, një ditë terrori garanton 10 vite qetësi. Këtë prodhoi atentati i Rinasit. Prandaj ke atentate në Sarandë, është jashtë interesit të aleancës.

Mesa po shoh, babai i Vis Martinaj po çon disa mesazhe, ai thotë që unë kam dhënë emrat. Ato që ka thënë ai kanë lidhje me atentatin në Rinas. Ne kemi sot tre institucione të drejtësisë të cilat hetojnë për hesap të vetë”, – tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT