Rama: Balluku punoi pa orar për të arritur objektivat, ndryshimi epokal në infrastrukturë meritë e saj

Aktualitet

Rama: Balluku punoi pa orar për të arritur objektivat, ndryshimi

Kryeministri Edi Rama e cilësoi absurdë masën e pezullimit të ballukut nga funksioni i Ballukut nga posti i zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të PS ku u parashtrua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama tha akuzat ndaj Ballukut u mbështetën në thashetheme.

Sipas kryeministrit, Belinda Balluku ka merita të padiskutueshme në reformimin e sekorit energjetik dhe atij të infrastrukturës falë siç tha “punës pa orar për të arritur në kohë objektivat”.

 “Sot jemi këtu për të shpallur qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e Prokurorit Special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ndaj saj është ngritur një akuza që në vitin e kaluar, jo për vjedhje apo korrupsion, por për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer veprën penale të pabarazisë në tendera publikë.

Gjatë viteve më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura më vonë në celularin e një ish-drejtorit, dhe mbi këto fakte ende të pahetuara, përmes korrierëve që hyjnë dhe dalin tek kuzhina e stacionit të trenit, në 700 tenxheret e gjyqit politik dhe mediatik, u vendos fillimisht, me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjykatësi i seancës paraprake, pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar.  
Për ta kthyer njeriun në kriminel me 300 vila e 2 jahte, ndërkohë rrugët e ndërtuara nga ajo u shembën të gjitha nga korrupsioni. Balluku u kthye në shtrigën që duhet djegur në turrën e druve unë dua t’u them sot shqiptarëve se ndryshimin epokal që vazhdon në sektorin e infrastrukturës nuk e solli koha dhe as thjesht paratë, askush dhe asgjë tjetër përpos votës për këtë parti ku bën pjesë edhe Balluku si anëtare si më e votuara që për 6 vjet punoi pa orar për të realizuar në afat dhe cilësi objektivat”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT