Motoristët e "Wolt" protestë në rrugët e Tiranës: Po na zëvendësojnë me indianë, duan të na heqin se...

Një numër i madh korrierësh që punojnë për platformën e shpërndarjes së ushqimit Wolt kanë dalë në protestë masive në rrugët e Tiranës, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe duke denoncuar uljen e tarifave të pagesës.
Madje sipas tyre ata dyshojne se shteti po favorizon marrjen ne pune te punetoreve te huaj te cilet ofrojne sherbime nen kosto.

Korrierët kanë marshuar mbrëmjen e sotme me motorët e tyre në rrugët e kryeqytetit, duke rënë vazhdimisht borive në shenjë proteste, siç duket në pamjet e publikuara.
Kjo eshte hera e dyte qe motoristet e Wolt dalin ne proteste ne Tirane pasi edhe nje vit me pare kane terhequr vemendjen tek kushtet e punes.
Protesta e pare u sfumua nga propaganda dhe PR i kompanise qe nderhyri kudo per te hequr cdo gjurme te asaj proteste me raportime mediatike, me foto dhe me video megjithate problematika mesa duket eshte mbarsur dhe ka vendosur te shpertheje duke treguar se asgje nuk eshte zgjidhur dhe se problemet jane aty.
Mbremjen e djeshme motoristet e Wolt kane dale ne rruget e Tiranes ne nje proteste qe ka pasur si qellim masivitetin dhe terheqjen e vemendjes tek problematikat e kushteteve te tyre te punes.
Ata kane paralajmeruar se protesten do ta avancojne me tej me qellim per te zgjdhur ceshtjet qe kane ngritur ne fillim te reagimit te tyre protestues ndaj kompanise.
"Eshte bere nje proteste e madhe ku eshte treguar pakenaqesia dhe masiviteti i kesaj proteste qe do te vijohet", ka thene njeri nga protestuesit.


