“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

Politikë

“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama tha se kërkesa për arrestim të Belinda Ballukut erdhi pas një incizimi, që ai e quajti qesharak, mes dy zonjave, ku njëra ishte e pandehur dhe pretendonte se ishte kërcënuar për dëshminë e dhënë.

“Më e rënda është paraqitja e në incizimi të një bisede mes një të pandehure me një bashkëbiseduese. E pandehura shpjegon, sipas prokurorit, se na qenkësh kërcënuar. Sipas shokëve të Këshillit të Mandateve, nuk përmendej asgjëkund Belinda ministrja, apo ndonjë gjë që të dukej si kërcënim real.

Nuk e kam dëgjuar dhe nuk kam ndërmend ta dëgjoj këtë bisedë të incizuar, apo të lexoj procesverbalin. Unë i kam tmerr këto forma, por drejtësia ka detyrën e vet ti përdorë. E paska shtyrë prokurorin të marrë të gjithë atë të përpjetë dhe të vijë të kërkojë nga Parlamenti arrestimin e një deputete, e cila, një kujtesë e vogël këtu, është prind i vetëm një vajze minorene.

Nuk po marr as për bazë faktin që këtë kërcënimin prokurori e kishte edhe përpara se ta pezullonte ministren, ndërkohë që e nxori vetëm kur ka masa e pezullimit. E përdori si rrethanë rënduese për të kërkuar arrestin.

Si mund të vihet në kuvendin e Shqipërisë me një muhabet telefoni, pa bërë asnjë verifikim ku ndodhi, kur ndodhi, sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet ajo në një bisedë telefonike mes dy grash. Aq më tepër një i pandehur, me një tjetër. Si u merrka mbrapa hekurave kaq kollaj një njeri se folën dy vetë në telefon. Kjo është një provë e re që nuk është as e re. kur mendoj se vihet me këtë kollajllëk në Kuvend për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, po një njeri i thjeshtë, një njeri i pangopur, e parapërfytyroni si mund ta hajë fletën e arrestit surratit?”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT